Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s janë bashkuar sot në Bruksel, për të diskutuar për mbështetjen afatgjatë për Ukrainën.
Sot ky takim ka rëndësi të madhe edhe për një arsye tjetër – shënon 75-vjetorin e themelimit të aleancës më të madhe ushtarake, transmeton Telegrafi.
Ajo që filloi si një aleancë mes 12 shteteve, tani është zgjeruar në 32 anëtarë – me Suedinë si anëtarja më e fundit.
E ministrat e NATO-s sot mbajtën një ceremoni për të shënuar këtë datë të nënshkrimit të marrëveshjes – ndërsa një ceremoni tjetër është paraparë të mbahet në Washington në qershor.
Qindra punonjës u panë në selinë e NATO-s në Bruksel ku shumë prej tyre cakërruan gotat, derisa bendet ushtarake belge dhe ato holandeze intonuan himnin e NATO-s. /Telegrafi/