Aktori shqiptar, Naser Qeli, ka njoftuar së fundmi se po vjen me një projekt filmik.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.
Ai zbulon se pjesë e këtij filmi do të jenë disa nga ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 2: çifti Adri & Iliriana, Azem Gagica si dhe Shqipe Hysenaj.
Postimi i plotë i Qelit (pa ndërhyrje):
“Se shpejti projekti filmik!
Kasta e filmit u pasurua sot edhe me Shqipen, Adrin, Ilirianen e Azemin, të cilët do të sfidojn vetën e tyre edhe si aktor, ku se shpejti do t’i shohim në ekranin e madh të kinemas duke përformuar rolet e tyre në mesin e emrave të mëdhenj të kinematografis shqiptare.
Na priftë e mbara”. /Telegrafi/