Robotët e butë që mund të kenë forma të ndryshme, janë duke u zhvilluar në laboratorët e NASA-s, për të eksploruar në të ardhmen Hënën, planetet tjera dhe më tutje.
Ato kanë printuar me teknikën 3D, nëpërmjet materialit të shkrirë, që kur ngrihet mund të merr formën finale të strukturës, transmeton Telegrafi.
Objektet nga silikoni janë të mbushura me ajër, që fryhen dhe zbrazen vaërisht nga nevoja se çfarë madhësie apo forme kërkohet.
Elasticiteti do t’ju ndihmojë që t’i përballojnë goditjeve të ndryshme, ndërsa janë funksionale nëse nevojitet të bashkohën për ndonjë strukturë më të madhe.
Deri më tani, është krijuar vetëm një robot i tillë, që fryhet dhe merr forma të ndryshme, ndërsa do të shërbejë si model për kërkimet e vezhdueshme në këtë fushë.
Sikur jastekët e qafës, robotët mund të fryhen apo t’ju lirohet ajri, varësisht nga pozita ku qëndrojnë, apo kërkesave të terrenit ku ndodhen. /Telegrafi/