Napoli e ka mposhtur Liverpoolin në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Skoci me rezultat bindës 3-0.
Golin e parë për skuadrën italiane e shënoi Lorenzo Insigne në minutën e 17-të, pas asistimit që pranoi nga Dries Mertens.
Ndërsa për ta dyfishuar epërsinë u përkujdes Arkadiusz Milik (29’), me asistimin që pranoi nga Inisgne, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me rezultat 2-0.
https://www.youtube.com/watch?v=WG4Hr_fOPxc
Pjesa e dytë ishte përsëri e kontrolluar nga Napoli, derisa goli i tretë u shënua nga Amin Younes (52’), për ta vulosur herët fitoren e napolitanëve.
Në pjesën e dytë, Carlo Ancelotti inkuadroi edhe Elseid Hysajn nga minuta e 61-të, që e zëvendësoi Giovanni di Lorenzon.
Napoli deri më tani i ka zhvilluar katër miqësore, ku dy i ka fituar dhe dy i ka humbur. Nga ana tjetër, The Reds kanë zhvilluar gjashtë miqësore, preh tyre dy i kanë fituar, një e kanë barazuar dhe tri i kanë humbur. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=VaCt5pMKjvE
https://www.youtube.com/watch?v=ZAKVEOokElk