Site icon Telegrafi

Napoli po tenton me çdo kusht ta ndalon Juventusin që të marr pjesë në Kupën e Botës për klube

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis thuhet se ka udhëzuar avokatët e klubit që të paraqesin një apel në FIFA për të bllokuar Juventusin që të marr pjesë në Kupën e Botës për Klube.

FIFA vendosi të ndryshojë formatin e Kupës së Botës për Klube përpara vitit të ardhshëm, duke krijuar një turne të ri me 32 ekipe që do të organizohet çdo katër vjet nga vera e 2025 e tutje. Turneu i ri gjithashtu premton miliona të tjera të ardhura për klubet pjesëmarrëse.

Siç qëndrojnë gjërat aktualisht, Interi tashmë ka rezervuar vendin e tyre në Kupën e Botës për Klube 2025, duke lënë një vend të vetëm për një klub italian.

Juventusi aktualisht është i vendosur ta marrë këtë pozitë, përveç nëse Napoli mund të kalojë deri në finalen e Ligës së Kampionëve (ose Lazio ta fitojë këtë garë).

Siç është raportuar nga Radio Kiss Kiss Napoli, De Laurentiis ka ngarkuar avokatët e Napolit që të bëjnë një apel në FIFA për të bllokuar Juventusin nga kualifikimi në Kupën e Botës për Klube.

Presidenti i Partenopeit diskutoi kundërshtimin e tij ndaj kualifikimit të Juvenrusit edhe në Samitin e Biznesit të Futbollit në Londër dje, duke shpjeguar pakënaqësinë e tij për situatën.

Ai tha se nëse Juventus u ndëshkua nga UEFA me eliminimin nga kupat e Evropës, ata nuk duhet të pranohen në Kupën e Botës për Klube.

Klubet që kanë siguruar deri më tani kualifikimin

Tetë ekipe të UEFA-s kanë konfirmuar tashmë vendet e tyre në turneun e ri të FIFA-s: Chelsea, Real Madrid, Manchester City, Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Porto, Benfica dhe Inter.

Në mbarë botën, klubet e tjera që janë kualifikuar janë: Al Ahly (Egjipt), Wydad (Marok), Monterrey (Meksikë), Club Leon (Meksikë), Seattle Sounds (SHBA), Palmeiras (Brazil), Flamengo (Brazil), Fluminense (Brazil), Al Hilal (Arabia Saudite), Uraëa Red Diamonds (Japoni) dhe Auckland FC (Zelanda e Re). /Telegrafi/

Exit mobile version