Napoli ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e sulmuesit anësor brazilian, David Neres, në një marrëveshje të përhershme nga Benfica.
27-vjeçari ka kaluar në një transferim të përhershëm me një kosto të raportuar prej 28 milionë euro përfshirë bonuset. Raportet e fundit sugjerojnë se ai do të fitojë rreth 3 milionë euro në sezon në paga.
Neres bëhet nënshkrimi i katërt i përhershëm i Napolit këtë verë, pas ardhjes së Alessandro Buongiorno nga Torino, Rafa Marin nga Real Madridi dhe Leonardo Spinazzola, i cili u bashkua si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Romën.
“SSC Napoli njofton se ka blerë përgjithmonë shërbimet sportive të David Neres nga Benfica”, thuhet në njoftimin zyrtare të klubit italian.
David is proud to be one of us!
📰 Leggi il comunicato: https://t.co/ii9LrRR9gd
💙 #ForzaNapoliSempre | #ProudToBeNapoli | #WelcomeNeres pic.twitter.com/QUpq0RkhES
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) August 21, 2024
Sulmuesi anësor kreu testet mjekësore me Napolin gjatë fundjavës, por ai dhe klubi ende duhej të diskutonin detajet përfundimtare të kontratës së tij, me disa çështje të vogla që u shfaqën rreth të drejtave të imazhit. Kjo bëri që Napoli të vononte njoftimin e tyre me një ditë.
Siç është zakon për transferimet e Napolit, presidenti i klubit Aurelio De Laurentiis ishte personi i parë që njoftoi zyrtarisht përfundimin e nënshkrimit, ndërsa më vonë doli edhe në faqet zyrtare. /Telegrafi/
Benvenuto David! pic.twitter.com/Zjzvc3smxW
— AurelioDeLaurentiis (@ADeLaurentiis) August 21, 2024
A new signing is in town ✍️
💙 #ForzaNapoliSempre | #ProudToBeNapoli | #WelcomeDavid pic.twitter.com/9VNBbMnV3u
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) August 21, 2024