Site icon Telegrafi

Napoli merr fitoren ndaj Milanit dhe kryeson kampionatin

(Foto: Twitter)

Napoli ka marrë pikë të plota në San Siro (2-1) ndaj Milanit për ta barazuar Atalantan në krye të tabelës së Serie A.

Olivier Giroud pati ndër mundësitë më të mira të gjysmës së parë, e cila përfundoi me rrjetat e paprekura.

Dhjetë minuta brenda gjysmës së dytë u zhbllokua rezultati, ndërsa ishin mysafirët ata që e gjetën golin.

(Foto: Twitter/Screenshot/4K)

Një ndërhyrje në Khvicha Kvaratskhelia, pas konsultimit të VAR-it, gjyqtari e ndëshkoi me penallti, ndërsa i saktë nga pika e bardhë u tregua Matteo Politano (55’).

Nuk vonoi reagimi i Rossonerëve, të cilët e barazuan rezultatin me golin e Olivier Giroud, i cili u asistua nga Theo Hernandez (69’).

(Foto: Twitter/AC Milan)

Porse Partenopei kishin udhëtuar në Milano për pikë të plota dhe këtë e bënë të qartë duke e rikthyer avantazhin përmes Giovanni Simeones, i cili u gjet i pamarkuar pas asistimit nga Mario Rui (78’).

Pas kësaj fitoreje, Napoli ka marrë kreun e tabelës së Serie A me 17 pikë, aq sa ka edhe Atalanta një vend më poshtë, derisa Milani është në vend të pestë me 14 pikë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version