Napoli ka përfunduar me sukses nënshkrimin e Alessandro Buongiorno nga Torino.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis fillimisht e mirëpriti qendërmbrojtësin italian me një postim në profilin e tij privat në Twitter.
Më vonë, edhe klubi italian e konfirmoi transferimin e tij me një shkrim: “Alessandro është krenar që është njëri prej nesh!”.
Alessandro is proud to be one of us!
💙 #ForzaNapoliSempre | #ProudToBeNapoli | #WelcomeBuongiorno pic.twitter.com/u5rOnJdVSQ
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) July 13, 2024
Disa burime thonë se transferimi është me vlerë 35 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse, ndërsa Buongiorno ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2029 me vlerë 2.5 milionë euro në sezon.
Kontrata e tij përfshin një klauzolë prej 70 milionë euro të vlefshme që nga sezoni i tij i tretë në klub.
Buongiorno do t’i bashkohet bashkëlojtarëve vetëm në ditët në vijim. Ai është ende në pushime, pasi ka marrë pjesë në Euro 2024 me Italinë, edhe pse i kaloi të katër ndeshjet në stol.
Italiani është nënshkrimi i tretë i Napolit pas Leonardo Spinazzola dhe Rafa Marin. /Telegrafi/