Site icon Telegrafi

Napoli fillon fazën përgatitore, i uron mirëseardhje Rrahmanit dhe Osimhen

Skuadra italiane Napoli ka nisur fazën përgatitore për edicionin e ri.

Napolitanët janë grumbulluar për tu përgatitur sa më mirë për sezonin e ri, pasi qëllimi i skuadrës është të rikthehen në Ligën e Kampionëve.

Me ekipin janë bashkuar edhe dy transferimet e kësaj vere, mbrojtësi nga Kosova, Amir Rrahmani dhe sulmuesi Victor Osimhen.

Mbrojtësi nga Prishtina u transferua te Napoli në janar, për 14 milionë euro, por klubi italian e la në huazim edhe për gjashtë muaj të tjerë të Hellas Verona.

Në anën tjetër, Napoli e bleu nigerianin Osimhen nga Lille 70 milionë euro, që ishte edhe transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit.

Napoli ka publikuar një foto të kësaj dyshe nga nisja e përgatitjeve, duke i uruar mirëseardhje në klub.

Skuadra e Gennaro Gattusos për edicionin e ardhshëm do të bëjnë pjesë në garat e Ligës së Evropës.

Ndërkohë Rrahmani dhe Osimhen vlerësohen si transferime të mëdha që pritet të kenë rol të rëndësishëm te Napoli. /Telegrafi/

Exit mobile version