Napoli ka ofruar 3 milionë euro për mbrojtësin e Shqipërisë, Ardian Ismajli, shkruan Tuttosport.
Sipas meidumit italian, Napoli ka dërguar ofertë zyrtare në adresë të Empolit.
Ismajli 28-vjeçar me Empolin ka kontratë deri në qershor dhe ka ka refuzuar vazhdimin e kontratës.
Oferta që Napoli ka bërë për Ismajlin është 3 milionë euro.
Ai konsiderohet nga Antonio Conte si një alternativë e vlefshme për fazën e mbrojtjes, shkruan mediumi italian.
Ismajli ka luajtur në të gjitha 21 ndeshjet e këtij edicioni për Empolin në Serie A. /Telegrafi/