Skuadra italiane, Napoli, do të takohen nesër me Porton për të finalizuar transferimin e mesfushorit meksikan, Hector Herrera.
Mesfushori meksikan ka qenë objekt i dëshirave kryesore të skuadrës italiane, e cila ka shpejtuar për të nënshkruar me futbollistin, pasi skuadra e Liverpoolit deklaroi se gara për shërbimet e tij nuk ka përfunduar ende.
Sipas Sky Sport 24, drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, do të takohet nesër me përfaqësues nga Porto për të finalizuar marrëveshjen.
Të kaltrit tashmë ka arritur marrëveshje personale me lojtarin, i cili është vetëm në pritje të një njoftimi final nga të dy klubet. /Telegrafi/