Napoli dhe Milani barazuan 1-1 në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por Rossonerët kaluan tutje falë golit të vetëm nga takimi i parë për rezultatin e përgjithshëm 2-1.
Golat e kësaj ndeshje i shënuar Olivier Giroud dhe Victor Osimhen.
Napoli ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.94, me Milanin që u vlerësua me 6.80.
Përkundër eliminimit dhe një penalltie të humbur, Kvicha Kvaratskhelia ishte lojtari i ndeshjes, duke marrë notën 7.6, sipas Sofascore.
Amir Rrahmani nuk ishte në elementin e tij më të mirë, duke marrë notën 6.7.
Në anën tjetër, dështimi i këtij dueli doli të ishte Mathias Olivera që u vlerësua me 6.2.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja ekipeve:
/Telegrafi/