Trofeu “Kopa” që jepet për futbollistin e ri më të mirë nën moshën 21-vjeçare këtë sezon është fituar nga Gavi i Barcelonës.
18-vjeçari sezonin e fundit regjistroi disa rekorde si me Barcelonën, po ashtu edhe me kombëtaren spanjolle.
Por, ai që kundërshtoi këtë çmim që iu dha Gavit ishte trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, i cili shprehet se Jamal Musiala dhe Jude Bellingham e meritonin këtë trofe më shumë se futbollisti spanjoll.
“Sigurisht, unë jam palë në këtë situatë, por edhe unë mund të shpreh mendimin tij. Sipas meje Musiala dhe Bellingham kanë pasur një sezon më të mirë se Gavi”.
“Pastaj varet edhe nga shijet, nëse preferon një lojtar që shkon edhe përpara, përplaset apo një lojtar më teknik”.
“Nuk dua të them se ishte një fitore e pamerituar ajo e Gavit, por në këndvështrimin tim, Bellingham dhe Musiala ishin më lart në sezonin e fundit”, ka thënë Nagelsmann. /Telegrafi/