Site icon Telegrafi

Nagelsmann nuk i beson PSG-së: Mbappe do të luajë ndaj Bayern Munich

Të mërkurën, Paris Saint-Germain mori një lajm të keq, pasi ylli i tyre Kylian Mbappe është dëmtuar në ndeshjen e Ligue 1 kundër Montpellier.

Skanimet fillestare treguan se ai do të mungojë për tre javë, që do të thotë se do të humbasë ndeshjen e parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.

“Pas ekzaminimeve, Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim në kofshën e majtë në nivelin e bicepsit femoris. Ai pritet të jetë i padisponueshëm për tre javë”, thuhej në deklaratën mjekësore të PSG.

Megjithatë duket se trajneri i kundërshtarëve të tyre në Ligën e Kampionëve, Julian Nagelsmann nuk i beson këto informacione dhe këtë e ka thënë në konferencë për shtyp.

Lexo po ashtu Lëndimi i Kylian Mbappe, francezi humb ndeshjen ndaj Bayern Munich

“Unë nuk e di se çfarë ka, por pres që ai të luajë. Ata janë shumë të paqartë në faqen e tyre duke thënë “deri në tre javë”, nëse ai nuk ka një dëmtim strukturor, nuk mendoj se do të humbasë ndeshjen”.

“Do të përgatitem për ndeshjen duke pritur që ai të luajë. Është shumë larg të thuhet se lojtari nuk do të jetë në fushë, nëse nuk ka një dëmtim të rëndë”, deklaroi trajneri gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version