Site icon Telegrafi

Nadal vazhdon në çerekfinale të Australian Open, luan përballë Raonic

Rafael Nadal është kualifikuar në çerekfinale të Australian Open, pas fitores ndaj Gael Monfils.

Spanjolli u desh t’i zhvillonte katër sete në duelin e vështirë për të vazhduar në fazën tjetër.

Lexo po ashtu LEXONI TË GJITHA LAJMET PËR AUSTRALIAN OPEN

30-vjeçari, i cili është i nënti në renditje dhe që e ka fituar këtë turne në vitin 2009, fitoi ndaj francezit me rezultat 3-1 (6-3, 6-3, 4-6, 6-4).

Në raundin tjetër, Nadal do të ndeshet me Milos Raonicin, i cili fitoi ndaj spanjollit Roberto Bautista Agut.

Kanadezi triumfoi po ashtu me rezultat 3-1 në sete (7-6, 3-6, 6-4, 6-1). /Telegrafi/

Exit mobile version