Please enter at least 3 characters.

Nacho e fton yllin e Real Madridit që t’i bashkohet atij në Arabinë Saudite

Ka paqartësi në rritje sa i përket të ardhmes së Lucas Vazquez tek Real Madridi pas eliminimit të tyre nga Arsenali në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi i djathtë ka dështuar që jetë konsistent me paraqitjet e tij dhe të mbajë një nivel mjaftueshëm të lartë për të mbetur pjesë e klubit.Pas lëndimit të Carvajal, Vazquez ishte i besuari i Ancelottit në atë pozitë, por paraqitjet e tij nuk i kanë lënë mbresa as drejtuesve as tifozëve.Ardhja e mundshme e Trent Alexander-Arnold nga Liverpooli e komplikon edhe më shumë pozitën e Vazquez, duke e bërë pothuajse të pamundur që klubi t’i ofrojë kontratë të re.

Teksa kontrata e tij po shkon drejt fundit, Vazquez duket se do të largohet nga klubi si lojtar i lirë këtë verë.Pavarësisht vështirësive të 32-vjeçarit ai nuk do të ketë mungesë ofertash.Sipas një raportimi nga e përditshmja katalanase Sport, klubi arab Al Qadsiyah me ftesën e Nachos, janë të etur që ta sjellin Vazquez në radhët e veta.Për më shumë, disa klube nga MLS dhe nga Spanja si Mallorca dhe Espanyol, mund t’i dhurojnë atij një mundësi për ta vazhduar karrierën e tij./Telegrafi/