Site icon Telegrafi

Mysafiri i hotelit në Holandë kthehet në dhomë dhe gjen një fokë “duke bërë një sy gjumë”

Një mysafir hoteli në Holandë u ballafaque me një surprizë kur u kthye në dhomën e hotelit dhe zbuloi një fokë që “po dremiste” në dhomën e tij.

Mysafiri i paidentifikuar po qëndronte në Pier 7, një hotel në qytetin e plazhit të Vlissingen, afërsisht 70 milje në jugperëndim të Roterdamit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe ishte stafi në hotel ai që mori një telefonatë se një mysafir kishte raportuar një fokë në dhomën e tyre të gjumit, sipas një deklarate nga Fondacioni Zeeland Animal Welfare.

“Shpesh marrim mesazhe të çuditshme”, thuhet në deklaratë. “Por kur morëm një mesazh sonte, nuk mund ta besonim në fillim”.

Mysafiri në hotel, i cili ka dhoma që të çojnë drejtpërdrejt në plazh, mendohet se ka lënë aksidentalisht derën e hapur, duke lejuar fokën të hyjë në dhomë ndërsa mysafiri ishte jashtë, thanë zyrtarët. /Telegrafi/

Exit mobile version