Myrto Uzuni e ndihmoi Granadan në fitoren bindëse 3-0 përballë Osasunas në kuadër të javës së 33-të në La Liga.
Reprezentuesi i Shqipërisë shënoi për 2-0 në minutën e 48-të, ndërsa ishte goli i tij i 11-të deri më tani këtë edicion, gjersa ka edhe një asistim.
Uzuni luajti për 74 minuta, ndërsa krijoi dy shanse të mëdha për gol për bashkëlojtarët e tij.
Myrto Uzuni wins MVP of the Match for his goal and performance in Granada’s 3-0 victory over Osasuna. 💫🇦🇱pic.twitter.com/4yBSB9Nrbi
— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) April 28, 2024
Ai po ashtu kishte edhe 15 prekje të topit, ndërsa realizoi katër nga gjashtë pasime të sakta, me një përqindje 67%.
Sulmuesi po ashtu kishte edhe një top të gjatë të saktë, një duel të fituar nga tere sosh dhe një ndërhyrje.
Paraqitja e tij ishte solide, duke marrë notën 6.7 nga SofaScore. /Telegrafi/