Granada e Myrto Uzunit ka fituar me rezultat 3-2 ndaj Mallorcës së Vedat Muriqit në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga.
Pas dy humbjeve radhazi, Granada ka gjetur fitoren e parë këtë sezon në La Liga, duke ia shkaktuar humbjen e dytë radhazi Mallorcas.
Njëri nga më meritorët në këtë fitore të vendasve ishte sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, i cili shënoi golin e tretë për ekipin e tij.
Uzuni ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 70-të duke çuar epërsinë e skuadrës së tij në 3-1.
Le 1er en championnat LaLiga pour M. Uzuni ⚽️
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) August 26, 2023
Vlen të theksohet se sulmuesi i Kosovës, Muriqi, humbi një penallti në këtë takim.
Muriqi pati rast ideal në minutën e 18-të për të barazuar rezultatin në 1-1, por goditi shtyllën. Kjo ishte penalltia e dytë e humbur nga prizrenasi këtë sezon. /Telegrafi/
https://twitter.com/Spertsyann/status/1695494105441194368