Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni është prezantuar në klubin e MLS-së, FC Austin.
Uzuni ka marrë fanellën me numrin 10 dhe është gati për aventurën amerikane.
Pasi është prezantuar para mediave, ai ka mbajtur edhe një fjalim.
Done deal. ✍️ pic.twitter.com/AoSPY4XTF8
— Austin FC (@AustinFC) February 19, 2025
“Të jem i sinqertë, përpara se të firmosja folëm me drejtuesit dhe kuptova që kemi tifozë shumë të mirë, është një nga ekipet ku i shiten të gjitha biletat në çdo ndeshje”.
“Ashtu siç thash më parë unë do të jap maksimumin, pasi këta njerëz vijnë të mbështesin Austin, kështu që puna ime është të bëj të lumtur tifozët duke shënuar gola sigurisht”, ka thënë Uzuni.
Welcome to the VERDE fam, Myrto! 💚🖤 pic.twitter.com/5DduXb9pyP
— Austin FC (@AustinFC) February 20, 2025
Shumë tifozë kishin dal që ta prisnin Uzunin, ku nuk mungoi një foto me ta. /Telegrafi/