Myrto Uzuni është rikthyer protagonist me skuadrën spanjolle Granada në kuadër të xhiros së 10-të në La Liga 2.
Granada para adhuruesve të vet priti Tenerifen, derisa ka arritur fitore të thellë me rezultat 4-0.
Sulmuesi shqiptar shkëlqeu në këtë sfidë duke shënuar dy gola të rëndësishëm për fitoren e skuadrës së tij.
Por festa e fierakut nuk ka qenë ajo e duhura, pasi ai ka ngatërruar logon e klubit me atë të prodhuesit të veshmbathjeve ‘Adidas’.
⚽️ ¡Uzuni adelanta al conjunto de Escribá!
❤️ @GranadaCF 🤍#LALIGAHYPERMOTION | #LALIGAHighlights | #GranadaTenerife pic.twitter.com/TS4uytWMRr
— LALIGA HYPERMOTION (@LaLiga2) October 19, 2024
Qëllimi ishte ta puthte logon e klubit, por Uzuni e bëri të kundërten duke u puthur logon e prodhuesit të fanellave.
Kjo ka bërë që festa e futbollistit shqiptar të bëhet virale në rrjetet sociale, madje shumë tifozë me shaka kanë kërkuar nga Adidas ta shpërblejnë Uzunin për dashurinë që ka sulmuesi shqiptar ndaj markes gjermane. /Telegrafi/