Shkodran Mustafi është deklaruar rreth largimit të Mesut Ozilit në drejtim të Fenerbahces.
Mesfushori turko-gjerman u larguar nga Arsenali, pasi nuk kishte asnjë minutë loje që nga fillimi i vitit të kaluar.
Kështu, Ozil arriti marrëveshje me Fenerbahcen, e Mustafi ka bërë një postim në rrjetet sociale.
“Vëlla, ti ke qenë lojtari më jo egoist brenda dhe jashtë fushës, me të cilin kam ndarë dhomën e zhveshjes”.
“Ju do të mbaheni mend gjithmonë si #AssistKing”.
“Fatkeqësisht ne si ekip nuk kemi qenë në gjendje t’ju ndihmojmë kur ju kishit më shumë nevojë për ne. Gjitha të mirat”, ka shkruar Mustafi.
Ky postim i mbrojtësit shqiptar ka acaruar paksa tifozët e Arsenalit që e kanë kërcënuar ehde atë me largim nga klubi. /Telegrafi/