Site icon Telegrafi

Mustafa i shpreh ngushëllime familjes Daci pas tragjedisë në Brezovicë

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Daci për ngjarjen tragjike që ndodhi në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci.

“E nderuara familje Daci, me dhimbje mësuam lajmin për tragjedinë në Brezovicë që fatkeqësisht humbi jetën djali juaj, Arian Daci.

Në emrin tim dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të gjithë miqve të Arianit, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kolegëve të tij”, thuhet në telegram ngushëllimin e Mustafës./Telegrafi/

Exit mobile version