Site icon Telegrafi

Musmurati: Në shkollat e Prishtinës nis fushata “Çohu kundër dhunës”

Me nismë të vetë nxënësve të Prishtinës, nga sot siguria në shkollë dhe politikat anti-dhunë janë prioritet i secilës shkollë në komunën tonë, ka thënë drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmuarti.

“Së bashku me shumë shkolla fillore të Prishtinës, po lansojmë sot fushatën “Çohu kundër dhunës”, e cila synim kryesor do ta ketë parandalimin, identifikimin, raportimin dhe trajtimin e dhunës nga këndvështrimi i fëmijëve”, ka thënë ajo.

Përmes kësaj fushate, mijëra nxënës në Prishtinë do të përfshihen direkt në aktivitete ndërgjegjësuese mbi dhunën, ndërsa indirekt në proceset e vendimmarrjes mbi politikat e reja të DKA-së për sigurinë në shkolla. /Telegrafi/

Exit mobile version