Analisti politik Albert Musliu, thekson se OBRM-PDUKM-ja tani nuk ka asnjë burim politike, as mundësi të bllokojë konstituimin e Kuvendit. Sipas tij, akuzat se shumica parlamentare po punon jashtë Kushtetutës, kanë rënë në ujë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Legjitimiteti i Talat Xhaferit po vërtetohet me shumicën parlamentare që votoi dhe nëse ata kanë ndonjë çështje në lidhje me shumicën parlamentare, kanë mënyra sipas Rregullores së Kuvendit, të kërkojnë votim individual, por jo edhe të bllokojnë sistemin. Tani kemi Kuvendin të konstituar, do të formohen edhe komisione parlamentare, do të formohet edhe qeveria e re, ndërsa të gjithë ata që do të tentojnë të bllokojnë punën e këtyre trupave do të mbajnë përgjegjësi ligjore”, deklaroi Musliu./Telegrafi/