Site icon Telegrafi

Musliu: Barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra, evitoni udhëtimet nëpër Serbi

Pasi një grup nacionalistësh serbë kanë marrë lejen e Ministrisë së Brendshme të Serbisë për të bllokuar pikat kufitare të Serbisë me Kosovën, duke filluar prej sot në ora 18:00, njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i evitojnë udhëtimet nëpër Serbi.

Musliu përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se të gjithë qytetarët e Kosovës që ende udhëtojnë nëpër Serbi, duhet ta kenë të qartë se barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra.

“Prej sot, të gjithë qytetarët e Kosovës që ende udhëtojnë nëpër Serbi, duhet ta kenë të qartë se barrikadat në anën serbe të kufirit mund të jenë shumë të ashpra. Aty ka serbë të ekstremit të djathtë që kanë lidhej me rusët, dhe normalisht aty janë edhe terroristët e Milan Radoiçiqit e Aleksandar Vuçiqit.

Këto bëhen me të vetmin qëllim, që të nxisin tensione, duke e parë se komunat veriore janë spastruar nga kriminelët e orkestruar nga Beogradi”, ka shkruar Musliu.

Sipas tij në këtë protestë do të konsumohet raki dhe drogë.

“Vuçiqi mendon se Kosova dhe NATO nuk e di që ai vet është organizatori i këtyre! Pra, nëse nuk dëshironi të sulmoheni, evitoni udhëtimet nëpër Serbi”, ka shkruar në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version