Egjipti ftoi miliarderin Elon Musk të vizitojë atë vend dhe të shihte vetë se piramidat e famshme nuk ishin ndërtuar nga të huajt.
Pronari i Tesla dhe Space X më parë njoftoi në Twitter se alienët morën pjesë në atë projekt ndërtimi dhe se është e qartë kjo gjë, transmeton Telegrafi.
“Alienët ndërtuan piramidat”, shkroi Musk nw Twitter.
Me atë rast, Ministrja egjiptiane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Rania al-Mashat, reagoi.
Ajo deklaroi se piramidat nuk ishin ndërtuar nga të huajt, por nga faraonët dhe varret e tyre gjenden brenda piramidave, raporton BBC.
Në përgjigje të Mask në Twitter, ajo e ftoi atë të vinte në Egjipt.
Ekspertët pohojnë se varret e zbuluara në vitet 1990 janë provë e qartë se piramidat ishin ndërtuar nga egjiptianët e lashtë. /Telegrafi/
Aliens built the pyramids obv
— Elon Musk (@elonmusk) July 31, 2020