X ka pezulluar profile të shumta që u përkasin aktivistëve të opozitës në Turqi në mes të trazirave të përhapura civile në vend.
Musk, një mbrojtës i vetëshpallur i fjalës së lirë, tha më herët se ai bleu X për të rikthyer fjalën e lirë në platformë.
Free speech is the bedrock of democracy.
That’s why it’s the FIRST Amendment.
Without free speech, all is lost. https://t.co/KfXodapTkA
— Elon Musk (@elonmusk) February 16, 2024
Bëhet e ditur se pezullimi pasoi protestat që shpërthyen për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu, i cili është rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.
Imamoglu u arrestua vetëm disa orë para se të shpallej kandidati presidencial i opozitës kryesore, Partia Popullore Republikane (CHP).
Protestat e opozitës janë përhapur pavarësisht se qeveria ka ndaluar tubimet për katër ditë, përcjell Telegrafi.
Pjesa më e madhe e aktivitetit të opozitës është përqendruar rreth universiteteve dhe shumë prej atyre që lidhen me protestat i kanë gjetur tashmë profilet e tyre në X të pezulluara.
“Shumica e profileve ishin profile aktivistësh të lidhur me universitete, të cilat në thelb ndanin informacione rreth protestave, vendndodhjeve ku studentët mund të shkonin”, tha Yusuf Can, koordinator dhe analist në Programin e Lindjes së Mesme të Qendrës Wilson.
Dhe duket se disa profile janë pezulluar vetëm në Turqi, por jo në pjesën tjetër të botës.
Aktivisti Omer Faruk Aslan krijoi një profil të dytë për të shmangur censurën.
“Dje, profili im u bllokua me vendim gjykate, sepse tweet-et e mia kaluan 6 milionë shikime”, ka postuar ai.
Dün tweetler 6 milyon görüntülenmeyi aştığı için hesabıma yargı kararıyla engel getirildi. Bu hesabı yeni oluşturdum. Bu tweeti de yayarsanız çok mutlu olurum. Eylem alanlarından bilgiler atıyorum. https://t.co/xhcmmmQX2P
— Ömer faruk aslan (@Omeraslanyedek) March 21, 2025
Ndryshe, Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha në X se autoritetet kishin gjetur 326 profile të urrejtjes, 72 prej të cilave ishin jashtë vendit.
Një operacion i koordinuar midis agjencive kibernetike dhe të sigurisë çoi në arrestimin e 54 të dyshuarve të lidhur me profilet.
Yerlikaya tha se 343 persona u arrestuan gjatë natës së tretë të protestave.
Sipas raportimeve të mediave, arrestimet u kryen në Stamboll, Ankara, Izmir, Adana, Antalia, Konia dhe disa qytete të tjera.
Raportohet se kjo nuk është hera e parë që X bllokon përmbajtje në Turqi.
Pezullimet e profileve ka të ngjarë të jenë të ligjshme, pasi ligji turk lejon veprime të tilla nëse qeveria i kërkon ato.
Ligji i 2022 për Rrjetet Sociale i jep qeverisë autoritet të gjerë dhe të përcaktuar gjerësisht për të kufizuar përmbajtjen.
Në vitin 2023, kur Erdogan po luftonte për të qëndruar në detyrë, X kufizoi përmbajtjen “për të siguruar që Twitter të mbetet i aksesueshëm për qytetarët e Turqisë”.
Vetë Musk tha se duhej të zgjidhte midis dy opsioneve – “të mbyllte plotësisht Twitter ose të kufizonte aksesin në disa tweet-e”.
Did your brain fall out of your head, Yglesias? The choice is have Twitter throttled in its entirety or limit access to some tweets. Which one do you want?
— Elon Musk (@elonmusk) May 13, 2023
Gjithashtu, ai tha se X do t’i bënte publike kërkesat e qeverisë turke.
Ndërkohë, qasja në faqet e rrjeteve sociale si X, TikTok, Instagram dhe YouTube është e kufizuar në Turqi, sipas mbikëqyrësit të internetit Netblocks. /Telegrafi/
Confirmed. My X account is banned in Turkey at request of the Turkish govt. This is what happens when you speak out for oppressed Kurdish people. This is what happens when your voice is heard. Silenced. @elonmusk is this the freedom of speech & anti censorship you speak about? pic.twitter.com/ywIrHmdeDK
— Haks ☀️ (@iAmHaks) November 9, 2024