Imer Mushkolaj, analist ka deklaruar se kryeministri aktual dhe njëherazi edhe fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, Albin Kurti nuk do të “dorëzohet” për krijimin e qeverisë, pasi që ai do të provojë me çdo kusht e mundësi krijimin e saj.
Mushkolaj në “Debat Plus” tha se situata për krijimin e qeverisë është një temë serioze pavarësisht anës së partive politike, qoftë LVV-ja apo edhe partitë opozitare.
“Dy opsione të ndryshme dhe asnjëra fatlume për qeveri stabile. Edhe VV-ja me çfarëdo përpjekje, modeli me i arrit 61 mos të harrojmë se tash një vit kemi çështjen e presidentit/es. Edhe opozita do të ballafaqohet me situatën e tillë. Të dy opsionet janë me një kohëzgjatje prej një viti. Edhe nuk e marrë punët kryer dhe të mirëqenë se bashkohet opozita pasi posti i kryeministrit është problemi”.
“LDK ka deklaruar se ose Lumiri bëhet kryeministër ose hiq. Nuk është e lehtë bashkimi i partive opozitare. Situata është serioze pavarësisht koalicioneve. Është e komplikuar. Kurti ka me provu me çdo kusht krijimin e qeverisë. Nuk ka me deklaru se ky tha jo, jo dhe po tërhiqet. Cilado qeveri që krijohet s’ka me qenë stabile”, tha Mushkolaj.
Mushkolaj deklaroi se kjo qeveri ka një kohëzgjatje prej një viti.