Site icon Telegrafi

Musaka pa mish: Ushqim veror, i lehtë dhe i shkëlqyeshëm!

Koha është për ushqime të lehta dhe të shëndetshme të cilat forcojnë shpirtin dhe trupin

Përbërësit e nevojshëm:

– 600 g patate;
– 1 domate e madhe;
– 1 qepë;
– 2 speca të gjelbër;
– 1 karotë e madhe;
– pak lulelakër;
– 1 kungulleshë e vogël;
– 200 g kërpudha;
– një grusht bizele;
– vaj,
– majdanoz;
– spec i bluar;
– piper;
– 2 thelpinj hudhre;
– 2 lugë supë të gatshme me kërpudha.

Përgatitja:

Në vaj fërgoni qepën, shtoni specin e prerë në rrathë, karotën, kungulleshën, pastaj bizelen.

Shtoni kërpudhat, specin e erëzave, piperin, hudhrën dhe fletët e majdanozit.

Tepsinë 30×20 lyeni me vaj.

Gjysmë patate grijeni dhe qiteni në fund të tepsisë pastaj në mes hidhni perimet e marinuara. Mbuloni me pjesën e mbetur të patateve në fletë.

Në 100 ml ujë zbërtheni 2 lugë të gatshme të kërpudhave, përzieni dhe qitjani sipër.

Qitni edhe pak vaj.

Piqni në 200 gradë Celsius rreth një orë.

Ju bëftë mirë. – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version