Site icon Telegrafi

Musaka nga lakra, një pjatë kalorike plot ushqyes

Kjo recetë që gatuhet shpesh në shtëpitë tona është një nga ato ushqime që shijohet tepër

Nevojiten:

▪ 1 lakër e madhe
▪ 1 qepë
▪ 2 presh
▪ 2 karota
▪ 400 g mish të bluar
▪ 1 filxhan oriz
▪ 4 vezë
▪ 2,5 dl qumësht
▪ Erëza dhe piper

Përgatitja:

Të grihet lakra në pjesë të imta dhe të fërgohet në vaj, t’i shtohen erëza bio dhe piper.

Derisa të fërgohet lakra, orizi duhet të zihet.

Në një enë tjetër në vaj të fërgohen qepa dhe preshi i grirë në formë katrore, të imtësohet karota në rendë dhe pas disa minutash t’i shtohet mishi i bluar.

Kur mishi të fillojë të fërgohet, t’i shtohet orizi i kulluar dhe sipas nevojës edhe pak erëza dhe piper.

Në një tepsi duhet të vihet gjysma e lakrës, nga sipër t’i vendoset feta e mishit, sipër saj të vendoset pjesa tjetër e lakrës, pastaj që të gjitha të rrafshohen dhe t’u hidhet përzierja e vezëve dhe e qumështit.

Me pirun duhet të shpohet në disa vende, në mënyrë që përzierja të depërtojë nëpër tërë masën dhe të piqet në 220 gradë.

Shërbehet me kos apo me ajkë. /Telegrafi/

Exit mobile version