Pas kësaj recete, jemi të sigurt që gjithnjë e më rrallë do të gatuani atë musakanë standarde me patate
Përbërësit:
▪ 500 g mish i bluar,
▪ gjysmë buke bajate,
▪ 4 vezë,
▪ 100 ml qumësht,
▪ 1 qepë,
▪ 200 g kaçkavall,
▪ 1 lugë erëza të përziera,
▪ vaj,
▪ kripë, piper i zi i bluar.
Përgatitja:
Në tiganin me vaj të nxehur fërgojmë qepën e grirë imët. Shtojmë mishin e bluar, i qesim kripë dhe piper.
Në enën e qeramikës së lyer me vaj radhisin disa copëza buke. Copëzat e mbetura i presim dhe i radhisin në enë, ashtu që tërë fundi të mbulohet me bukë.
Qesim përbërjen e mishit të bluar dhe radhisin bukën e mbetur.
Thyejmë vezët, shtojnë një lugë erëza të përziera dhe i tundim. Shtojmë qumështin dhe ua qesim sipër copëzave të bukës.
Musakanë e ngrohtë e presim në copëza dhe e shërbejmë.
Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.