Nevojiten:
▪ 2 patëllxhanë të mëdhenj
▪ 4 patate
▪ 5 vezë
▪ 2 qepë
▪ 500 g mish të bluar
▪ një lugë mëlmese bimësh të thata
▪ piper, kripë
▪ 5 dl qumësht
▪ 1 dl vaj
▪ 200 g miell
Përgatitja:
Qëroni patëllxhanët, prisni për së gjati në rriska, qitni kripë dhe lërini të qëndrojnë.
Tundni të bardhët e vezëve, shtoni të kuqtë e vezëve dhe çdo rriskë patëllxhani rrotulloni në miell, pastaj në vezë dhe fërgoni.
Për mbushje fërgoni qepën, shtoni mishin dhe mëlmesën.
Në një enë të lyer me vaj rendisni patëllxhanin e skuqur, mishin, pataten e prerë në rende, mishin dhe patëllxhanin.
Tundni vezët dhe qumështin, derdheni mbi musaka dhe piqeni 40 minuta në 220 gradë. /Telegrafi/