Site icon Telegrafi

“Muri” Amir Rrahmani, ministër i mbrojtjes në “qeverinë” Conte

Amir Rrahmani është ministri i mbrojtjes i Antonio Contes, shkruan “Il Mattino”, dukë vërë në pah edhe ndihmën në fazën sulmuese të mbrojtësit tonë me një gol dhe dy asistime, por mbi të gjitha mbetet një mur i pakapërcyeshëm.

Numri 13 i Napolit, 30-vjeçari, i është kthyer formës së dikurshme, pra si në kohën kur Napoli fitoi titullin.

Por tashmë ai nuk është përkrah Kim Min-jae, i cili luan te Bayern Munich.

Këtë edicion, mbrojtësi po përshtatet me Alessandro Buongiorno, me të cilin formoi dyshe të pathyeshme, ashtu siç po bën tani me Juan Jesusin, që po e zëvendëson denjësisht ish-lojtarin e Torinos në pesë ndeshjet e fundit.

Buongiorno është duke u rikuperuar nga një lëndim, por Amiri është një garanci në mbrojtje, qoftë me tre apo katër lojtarë.

Rrahmani nuk i ka munguar në asnjërën prej 21 ndeshjeve në Serie A dhe shpesh merr komplimente nga trajneri Antonio Conte.

Napoli ka pësuar 14 gola në 21 ndeshje dhe një pjesë e madhe e meritave shkojnë për Rrahmanin.

Ai është i mirë në udhëheqje, i fuqishëm në ajër, korrektues dhe me një aftësi të mirë të leximit të lojës, shkruan “Il Mattino”.

Nëse i shtojmë kësaj se mbrojtësi i ekipit italian dhe kapiteni i Kosovës – me të cilën mban rekordin për paraqitje, nuk lëshon rastet edhe në sulm.

Ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë. Rrahmani mbetet ushtari i vyer i gjeneralit Conte dhe Napolit, në rrugën e tyre drejt titullit të kampionit, pasi janë lider në Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version