Please enter at least 3 characters.

Murati: Për të qeshur me ngazëllimin e dikurshëm të “shkruesve” të Kushtetutës

2016/01/murati-p-euml-r-t-euml-qeshur-me-ngaz-euml-llimin-e-dikursh-euml-m-t-euml-ldquo-shkruesve-rdquo-t-euml-kushtetut-euml-s_hd.jpg

Sipas tij, "qershia mbi tortë" nuk janë këto të meta, por pamundësia për t'u ndryshuar ato përmes një procesi të zakonshëm legjislativ (siç ndodh në vendet e tjera), sepse kjo Kushtetutë nuk mund të ndryshohet pa 2/3 e deputetëve të pakicave (të cilët do të jenë 20).

“Një sërë ligjesh të rëndësishme nuk mund të ndryshohen pa 1/2 e deputetëve të pakicave. Këtë e panë edhe entuziastët e kësaj kushtetute në fund të këtij mandati, kur nuk u arrit që ajo të amendohet as sa i përket shndërrimit të FSK-së në FAK e as sa i përket reformës zgjedhore (zgjedhjes së presidentit nga qytetarët). Është për të qeshur, kur më kujtohen sot e 6 vjet të ngazllyerit dhe ‘shkruesit’ e kësaj kushtetute duke e cilësuar atë si më të mirën në botë e Evropë. Dhe të gjithë ne të cilët që atëherë i kishim të njëjtat vërejtje sikur sot, dukeshim ashtu siç zakonisht duken ata që janë pakicë në kohëra të vështira: të çmendur e nihilist”, ka shkruar ai. /Telegrafi/