Site icon Telegrafi

​Murati: Paga mesatare në sektorin publik 75 për qind më e lartë se në atë privat

Paga mesatare në sektorin privat në vend është 419 euro, kurse në sektorin publik me koeficinetin e ri të propozuar nga qeveria në 105 euro, paga mesatare pritet të jetë 730 euro ose 75 për qind më e lartë se në sektorin privat.

Këtë dallim në paga e konfirmoi sot edhe ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet.

Dallimi mes pagave mesatare në sektorin publik dhe privat deri me tani ishte 45 për qind në krahasim me sektorin privat.

Sipas raportit të fundit të ASK-së, paga mesatare deri para hyrjes në fuqi të Ligjit të pagave për sektorin publik ka qenë 612 euro, ndërsa tash me vlerën e koeficientit të ri arrin 730 euro ose 20 për qind më shumë.

Ndërsa, paga mesatare bruto në sektorin e ndërmarrjeve publike në vitin 2012 ishte 561 Euro, derisa në vitin 2021 ishte 768 euro./KP/

Exit mobile version