Ministri i Financave, Hekuran Murati njofton se buxheti i komunave për 2024 do të jetë 742.3 milionë euro.
Sipas Muratit, do të janë 90 milionë euro më shumë sesa në vitin aktual.
“Dje kemi dorëzuar qarkoren e dytë për buxhetin komunal për vitin 2024, e cila parasheh që buxheti i komunave të rritet në 742.3 milionë euro. Po bëhet tashmë viti i dytë radhazi që rritja e buxhetit është në përqindje dyshifrore krahasuar me vitin paraprak. Në vlerë absolute, buxheti i vitit 2024 rritet për gati 90 milionë euro krahasuar me vitin 2023”, ka shkruar Murati në Facebook.
Ai ka thënë se për tri vite, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro.
“Nga fillimi i mandatit, për tri vite, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/