Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, shkruar në Facebook lidhur me letrën të cilën e ka pranuar presidenti Hashim Thaçi nga homologu amerikan Donald Trump.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Muratit:
Letra e presidentit Trump për presidentin Thaçi, shtron rrugën për përfshirjen e thellë të SHBA-ve në procesin e dialogut.
Edhe njëherë koha që t’i lëmë ngurtësitë e panevojshme, të bëhemi unik e vizionar dhe të shtrojmë për zgjidhje drejt e mirë njëherë e përgjithmonë me reciprocitet çështjen e Kosovës Lindore me atë të tri komunave në veri të Kosovës.
Të shfrytëzojmë rastin historik, për të hequr kufizimet e Pakos së Ahtisaarit në Kushtetutën e Kosovës (privilegjet bllouese të pakicës serbe) dhe për ta bërë Kosovën një shtet funksional e sovran në tërë territorin e saj me standardet më të larta për të drejtat e pakicave, por jo më me privilegje bllokuese. /Telegrafi/