Përfaqësuesja e Zvicrës nis një cikël të ri, me trajner të ri pas largimit të Vladimir Petkovic.
Helvetikët do t’i zhvillojnë tri ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në muajin shtator dhe trajneri i ri Murat Yakin ka publikuar listën me lojtarët e ftuar.
Yakin që ka marrë javë më parë drejtimin e Zvicrës, ka ftuar 27 futbollistë për tri takimet e radhës.
Zvicra do të përballet me Greqinë më 1 shtator, me Italinë më 5 shtator si dhe me Irlandën më 8 shtator në udhëtim.
Nga lista e publikuar nga Yakin, në të janë edhe tre futbollistë shqiptarë të ftuar.
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri janë grumbulluar nga Yakin për këto tri takime. /Telegrafi/
Das erste Aufgebot von Murat Yakin
La première convocation de Murat Yakin
La prima convocazione di Murat Yakin🇨🇭🆚 🇬🇷
📆 1.9 | 🕘 20h45
🎟️ 👉 https://t.co/LvDlnGCgvt🇨🇭🆚 🇮🇹
📆 5.9 | 🕘 20h45
🎟️ 👉 https://t.co/LvDlnGCgvt (ab/dès/dal 30.8, 14h00)NIR 🆚🇨🇭
📆 8.9 | 🕘 20h45 pic.twitter.com/Ao477D5pJv— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) August 27, 2021