Site icon Telegrafi

“Do më mungojnë këto gola me këmbën e majtë vëlla” – Ceballos tregon se po largohet nga Arsenali në golin e bukur të Bellerin ndaj Chelseat

Dani Ceballos ka bërë të ditur se po largohet nga Arsenali, pasi të përfundojë huazimi i tij nga Real Madridi në këtë verë.

Spanjolli disa javë më parë kishte bërë të ditur se e dëshiron qëndrimin te The Gunners, por tani situata siç duket ka ndryshuar shkaku i lëndimit të pësuar në nëntor të vitit që lamë pas.

Ai ishte në bankën rezervë në barazimin 2-2 të Arsenalit ndaj Chelseat në Stamford Bridge, ndërsa ka shijuar golin e Hector Bellerin në minutat e fundit të derbit.

“Do më mungojnë këto gola me këmbën e majtë vëlla! Ju i meritoni të gjitha gjërat e mira që po ndodhin”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Ceballos u largua nga Los Blancos që të luajë më shumë, por lëndimi që pësoi në fund të vitit të kaluar, ka bërë që ai ta humbë ecurinë e mirë që e kishte te Topçinjtë.

Edhe pse spanjolli bëri të ditur se po largohet nga Emirates, Mikel Arteta ka thënë se ai është pjesë e planeve të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version