Site icon Telegrafi

Mungesa e ndeshjeve miqësore e vështirëson zhvillimin e skuadrës së Kosovës (Video)

Derisa Turqia sonte (e hënë) zhvillon ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë, Kosova nuk ka të caktuar një takim të tillë parapërgatitor.

Ndërsa kjo temë është ngritur nga gazetarët në konferencën për shtyp që e mbajti trajneri Albert Bunjaku, i cili publikoi edhe listën e plotë të lojtarëve për ndeshjen e 11 qershorit.

Lexo po ashtu Derisa Kosova nuk ka të caktuar ndeshje miqësore, Turqia luan kundër Maqedonisë

Përzgjedhësi është shprehur i vetëdijshëm se mungesa e ndeshjeve miqësore e vështirëson përparimin e skuadrës, ndërkohë që kundërshtari është më i përgatitur.

Për më shumë, Turqia konsiderohet edhe si skuadër më e fortë se ajo e Kosovës, por Bunjaku nuk i humb shpresat.

Kosova është nikoqir i Turqisë më 11 qershor në “Loro Boriçi” të Shkodrës. /Telegrafi/

Exit mobile version