Site icon Telegrafi

Mundësi të shumta për studentët kosovarë: Coca-Cola HBC Kosova dhe kolegji UBT nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Coca-Cola HBC Kosova ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), njërin prej universiteteve më të mëdha në Kosovë.

Marrëveshja parasheh mundësi të shumta për studentët e UBT-së, duke u ndihmuar atyre ta ndjekin punën praktike në hapësirat e Coca-Cola HBC në Kosovë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Svetoslav Atanasov, Drejtor i Përgjithshëm në Coca-Cola HBC dhe Dr. Edmond Hajrizi, Rektor i Kolegjit UBT.

Marrëveshja u mundëson studentëve të marrin pjesë në punë praktike në departamente të ndryshme të Coca-Cola HBC Kosova, duke përfshirë atë të shitjes, logjistikës, si dhe të financave, burimeve njerëzore, marketingut dhe marrëdhënieve me publikun.

Secila punë praktike është e dizajnuar specifikisht për qëllimet dhe interesin individual të studentëve, duke ofruar deri në 20 orë punë në javë përvojë praktike nën mentorimin e profesionistëve të dalluar. Po ashtu, studentët do të kompensohen për pjesën e angazhimit dhe shpenzimet e udhëtimit, së bashku me një letër referimi nga kompania, dhe qasje në mundësitë eventuale për punësim brenda grupit të talentëve të Coca-Cola HBC Kosova.

“Jemi jashtëzakonisht krenarë për vendosjen e partneritetit me Kolegjin UBT. Ky bashkëpunim ofron një mundësi të çmuar për disa nga studentët më të mirë të Kosovës, që të marrin dije të vlefshme dhe përvojë punë në kompaninë globale sikurse Coca-Cola HBC. Ne i mbështesim talentët, dhe kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të rinjtë që të njihen me një mjedis që jo vetëm ofron kushte të konkurrueshme pune, por edhe një mundësi të madhe për zhvillim personal dhe hapjen e horizonteve të reja për ngritje profesionale”, ka thënë Venera Kamberaj, Menaxhere e Burimeve Njerëzore në Coca-Cola HBC Kosova.

Kamberaj po ashtu ka theksuar se ky partneritet dëshmon vazhdimësinë e Coca-Cola HBC Kosova për të mbështetur zhvillimin e të rinjve në Kosovë. “Prej 2017, ne kemi shtyrë përpara iniciativën për Fuqizimin e të Rinjve, e dizajnuar për të ofruar arsim dhe fuqizim të të rinj me aftësi e dije të reja përmes këtij programi që do të vazhdoj edhe këtë vit”.

Rektori i UBT-së, Dr. Edmond Hajrizi e ka quajtur marrëveshjen një aleancë strategjike mes dy gjigantëve të industrisë, duke nënvizuar përfitimet e menjëhershme të komunitetit nga ky bashkëpunim.

“Kur dy gjigantë bëhen bashkë, komuniteti përfiton më së shumti”, ka thënë Hajrizi.

Exit mobile version