Site icon Telegrafi

A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve

Nëse vërtet jeni të brengosur për rënien e flokëve, gjëja më e mirë që mund të bëni është të shmangni stilimin artificial

Tharësit e flokëve nuk e shkaktojnë rënien e flokëve e as parandalimin e rritjes së flokëve. Sidoqoftë, tharësit e flokëve mund të shkaktojnë dëme nëse jeni duke përdorur nxehtësi të madhe apo jeni duke e mbajtur për një kohë të gjatë nxehtësinë në rrënjët e flokëve.

Tharësin e flokëve duhet ta mbani tërë kohën në lëvizje në mënyrë që të shpërndahet nxehtësia, transmeton Telegrafi.

Nxehtësia e madhe mund të ndikojë që rrënjët e flokëve të vdesin, ndërsa me kohën flokët nuk do të rriten nëse rrënja ka vdekur.

Gjithashtu duhet të keni parasysh se nuk është nevoja ta përdorni tharësin e flokëve çdo ditë, e as shamponin.

Megjithatë, një këshillë që duhet ta aplikoni është që ta kontrolloni nxehtësinë e tharësit të flokëve. Mos e përdorni tharësin e flokëve në nxehtësi maksimale, por me nxehtësi më të vogël në mënyrë që të parandalohen dëmet.

Lexo po ashtu Gjashtë gabime gjatë tharjes së flokëve

Është e rëndësishme ta përdorni tharësen e duhur e cila mund të rregullojë temperaturën e ajrit dhe shpejtësinë e fryrjes. Tharësja do të duhej të përmbante të paktën edhe dy nivele, duke përfshirë edhe nivelin për temperaturë të ulët të ajrit.

/Telegrafi/

Exit mobile version