Në kohën kur po afrohet muaji maj kur ministrat e Këshillit të Evropës pritet të votojnë për ose kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion, janë shtuar edhe lobimet dhe kërkesat e Serbisë kundër Kosovës.
Madje Serbia ka bërë edhe një ekip shtetëror për këtë.
Në ndërkohë ‘lufta’ diplomatike po vazhdon për sigurimin e votave, janë shtuar edhe kërkesa evropiane ndaj Kosovës për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Sipas shumë diplomatëve kjo temë duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para se të bëhet votimi në mesin e muajit maj.
Në anën tjetër ka reagime të shumta sa i përket lobimit nga Serbia dhe rreshtimit të saj pro Rusisë e Kinës.
Analistja amerikane Ivana Stradner ka shkruar në platformën X se “lëreni presidentin e Serbisë Aleksadar Vuçiqin të shkojë drejt BRICS”.
“Kujt i intereson. Lëreni të shkojë. Aleksandar Vuçiq ka nevojë për ju më shumw se ju për të. Ky është vetëm shantazhi i tij i fundit. Së pari me Rusinë tani me Kinën. Investoni në vendet e tjera të rajonit – vendosni viza dhe izoloni Vuçiqin dhe regjimin e tij”, ka shkruar ajo, transmeton Telegrafi.
Dear EU,
Who cares. Let him go. @avucic needs you more than you need him. This is just his his latest blackmail. First with 🇷🇺 now with 🇨🇳.
Invest in other countries in the region, impose visas and isolate Vucic and his regime. pic.twitter.com/23hN0QixHG
— Ivana Stradner (@ivanastradner) April 29, 2024
Gjithashtu për këtë ka reaguar edhe ish-ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vllahutin.
“E dashur BE, kush brengoset. Lëreni të shkojë. Serbia ka nevojë për BE-në, jo anasjelltas. Mos ndihmoni dhe përkrahni nxitësit e të gjitha telasheve në Ballkanin Perëndimor. Miliarda para të taksapaguesve të BE-së të humbura për ‘zbutjen’ e regjimit në Serbi mund të përdoren shumë më mirë, duke filluar me mbrotjen evropiane”, ka shkruar ajo.
“Dear EU, who cares. Let him go.” #Serbia needs #EU, not the other way around. Do not assist and support instigators of all troubles in the #WesternBalkans. Billions of EU tax payers money wasted on appeasing regime in Serbia can be much better used, starting with #EUdefence https://t.co/U8q9rtchjA
— RomanaVlahutin (@RVlahutin) April 29, 2024
Ndërsa deputeti gjerman në Parlamentin Evripian, Reinhard Bütikofer ka deklaruar se do të ishte e tmerrshme të lejohet që Serbia të bënte bllokimin e Kosovës për anëtarësim në KiE.
“Do të ishte e tmerrshme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, nëse BE-ja do ta lejonte Serbinë të bllokonte anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërkohë që vetë Serbia fillon udhëtimin drejt BRICS. Liderët e BE-së duket se janë ‘në gjumë’! Zgjohuni! Na duhet një kthesë në relacionin Serbi/Kosovë”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.
It would be terrible for Western Balkans development, if the EU would allow #Serbia to block #Kosovo's accession to the Council of Europe, while Serbia itself begins journey towards #BRICS. EU leaders seem to be asleep at the wheel! Wake up! We need a U-turn re Serbia/Kosovo! https://t.co/XfH7N5sJg3
— Reinhard Bütikofer (@bueti) April 29, 2024
Ndrysne kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, hapa konkret për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, kur në pyetje është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.