Site icon Telegrafi

Mund ta realizojë kushdo: Truku për një grim të lehtë dhe të shpejtë të syve bëhet viral

TikTok sigurohet të na i bëjë gjërat më të thjeshta, ndaj nëse keni gjetur një mënyrë alternative për të bërë diçka më me lehtësi, jemi të bindur se mund ta keni mësuar në këtë aplikacion

Një nga truket më të fundit të bukurisë vjen nga Australia dhe na sfidon të ndërrojmë paletën dhe tonin tonë të preferuar me një laps buzësh për një rezultat po aq mbresëlënës, por më i lehtë në aplikim.

Sabrina Walsh demonstroi këtë teknikë të re në përgjigje të kërkesës së një ndjekësi për aplikim me një teknikë më të lehtë tonit tek njerëzit me sy kafe të thellë.

Procesi është ky: Së pari, ajo vendos lapsin e syve në qepallë dhe më pas e shpërndan/sfumon atë me një furçë të vogël. Më tej, ajo e kompleton dukjen duke aplikuar bronzer në nuancë të errët me një furçë për sy në qepallën e sipërme. Rezultati është magjik!

Kjo teknikë mund të përshtatet edhe me lëkurën e errët me përdorimin e produkteve dhe nuancave të përshtatshme, shkruan Marie Claire.

Ajo pranoi se teknika ishte rezultat i shumë provave dhe gabimeve, pasi mendimi i saj fillestar ishte të përdorte buzëkuqin në vend të tonit, i cili dështoi për shkak të natyrës vajore të produktit dhe vështirësisë së tij për t’u pigmentuar në qepallë.

Kështu, ajo vendosi të provojë lapsin dhe më pas të ndajë zbulimin e saj me adhuruesit e bukurisë dhe grimit.

Ju gjithashtu mund të provoni të njëjtën teknikë duke përdorur ton kremoz për një efekt të ngjashëm, i cili megjithatë mund të zgjasë më pak.

#liplinerhack #makeuphacks #eyeshadowtutorial ♬ original sound – Sabrina
Exit mobile version