Dje është bërë asfaltimi i shtresës së dytë në rrugën “Lah Nimani”, e cila gjendet në qendër të Mitrovicës.
Kritika për cilësinë e asfaltimit të kësaj rruge ka pasur nga ana e opozitës, pikërisht nga Vetëvendosja (VV), shkruan Telegrafi.
Është asamblisti, Faruk Mujka që vjen nga kjo parti i cili nuk shprehet optimist që cilësia është e mirë.
Mujka është shprehur se mendon që ky asfaltim “nuk i mbijeton as kripën e parë të dimrit në vijim”.
“Personalisht mendoj se ky asfalt nuk e mbijeton as kripën e parë të dimrit në vijim”, ka thënë Mujka.
Sipas tij, ky asfaltim nuk është “sipas standardeve evropiane”.
“Nëse mendoni se kjo “mrekulli “ siç po cilësohet nga disa individ është sipas standardeve europiane atëherë nuk di se çka kërkojmë ne në Europë”, ka thënë tutje asamblisti i VV-së, Faruk Mujka. /Telegrafi/