Site icon Telegrafi

Muja: Të gjitha kërkesat e organizatave buxhetore janë shqyrtuar në Komisionin për buxhet

Foto: Arkiv

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar i Komisionit për buxhet, Armend Muja, tha se të gjitha kërkesat e komunave janë shqyrtuar në komision, mirëpo që ato amendamente nuk kanë marrë mbështetje në komision rrjedhimisht nuk mund të procedohen në Kuvend.

Ai tha se të gjitha kërkesat e organizatave buxhetore janë shqyrtuar në Komisionin për buxhet, raporton kp.

“Komisioni për buxhet i ka trajtuar të gjitha kërkesat nga komuna e Rahovecit, Gjakovës dhe Deçanit. Ato janë trajtuar siç janë trajtuar të gjitha kërkesat buxhetore edhe të institucioneve qendrore. Ekziston një mundësi që kolegu i tij mos të ketë qenë prezentë në ato momente. Por këtë ka diskutuar komisioni dhe nuk i ka mbështetur. Rrjedhimisht nuk mund të portretizohen si amendamente në momentin kur nuk i mbështet komision. E dyta të gjitha amendamentet dhe kërkesat që kanë ardhur brenda afateve dhe janë sjell në komision ne i kemi trajtuar”, theksoi Muja.

Exit mobile version