Muhamet Hyseni është rikthyer te skuadra e Llapit duke nënshkruar kontratë trevjeçare.
Në dy edicionet e kaluara, sulmuesi ka luajtur te Malisheva dhe Feronikeli ’74, ndërse te ekipi i dytë ishte golashënuesi më i mirë, me 16 gola dhe gjashtë asistime.
22-vjeçari e ka nënshkruar kontratën me Llapin në prani të drejtorit sportiv, Mentor Zhdrella.
“Hyseni është ndër futbollistët që ka kontribuar në fitimin e Kupës së parë duke shënuar penalltinë vendimtare që ia solli klubit tonë trofeun e parë pas 89 vitesh klub”.
“Duke parë kualitetet e tij dhe sezonin fantastik që ka kaluar me Feronikeli ’74, ku me golat dhe asistimet e tij ishte ndër futbollistët më vendimtarë, klubi ka qenë i bindur se rikthimi i tij do jetë më se i duhur për fazën ofensive”, thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit nga Podujeva. /Telegrafi/