Muhamet Dragusha ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Trajneri ka rrëfyer shumë histori interesante, ndër to edhe klubin që ia ndërtoi shtëpinë.
“Kam qenë në Vushtrri duke luajtur edhe dy-tri xhiro pa përfundua (sezoni), pasi kishim shpëtuar klubin pa rënë nga liga me vetëm një përforcim dhe me Gani Sejdiun si trajner”, rrëfen fillimisht Dragusha.
“I vetmi përforcim kam qenë unë, kur erdha nga Teuta e Durrësit, gjeta marrëveshje me Vushtrrinë, kalova shumë mirë aty dhe i shpëtova nga rënia prej ligës”.
“Dhe nga aty i rash në sy Drenicës për formën e mirë dhe më thirr trajneri e më thotë a je i interesuar të vish në Drenicë”, vazhdon rrëfimi i trajnerit kosovar.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos dhe KGM Kosova. /Telegrafi/