Site icon Telegrafi

‘Muffin’ me boronica nga tre përbërës: Nuk ka fare miell, shija është e mrekullueshme!

Dilni nga rutina e ëmbëlsirave të zakonshme në shtëpi dhe përgatisni një kek të tillë me boronica

Përbërësit:

– 4-5 banane;
– 180 gramë gjalpë kikiriku;
– 150 gramë boronica.

Përgatitja:

Përgatitja në një enë të madhe shtypni bananet me pirun. Sa më të pjekura të jenë bananet, aq më të shijshme dhe më të ëmbla do të jenë mafinet.

Në bananet e shtypura përzieni gjalpin e kikirikut. Në vend të kikirikut mund të përdorni gjalpë bajameje, lajthi etj.

Në tretje hidhni boronicat dhe përzieni mirë.

Përzierjen qiteni në kallëp për pjekje mafinesh dhe piqni 19 deri 20 minuta në 180 gradë Celsius.

Ftohni para se t’i shërbeni.

Shijojini, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version